Quantcast
Channel: Engjellushet.Ch Ejashiko Pj Episodi epizodi Osamire
Viewing all articles
Browse latest Browse all 546

Terry drejt largimit nga Chelsea e kërkon Fenerbahce

$
0
0

Nga shampanja në festën e titullit të sezonit të kaluar, të “divorci” i papritur. Kapiteni John Terry rrezikon të mos jetë pjesë e Chelsea-t në edicionin e saponisur në Premier League.

Marrëdhëniet e mbrojtësit me Jose Mourinho kanë pësuar një krisje, në dukje të pariparueshme. Këtu ndikoi zëvendësimi në ndeshjen e fundit të humbur 3-0 përballë Manchester City-t. E para herë që Mourinho largon Terry-n nga fusha në 176 ndeshje.

Për të përkeqësuar situatën, ndikuan edhe fjalët e teknikut të bluve: “John nuk arrin të japë për skuadrën, ashtu si dy apo tre vjet më parë”.

Sjellja e Mourinhos, nga zëvendësimi e deri te kritikat, mund të interpretohen si kërkesa për pronarin e Chelsea, Roman Abramovich për të përforcuar skuadrën.

Episodet nuk janë pritur mirë nga lojtari 34-vjeçar dhe situatën e krijuar synon të përfitojë Fenerbahce. Turqit janë të gatshëm t’i ofrojnë kapitenit të Chelsea-t 3,5 milionë Euro rrogë dhe një bonus të lart nëse firmos kontratë.

Në betejën për t’u kthyer te titulli kampion, gjigandët e Superligës turke kanë shpenzuar mbi 14 milionë Euro, për të afruar tetë lojtarë të rinj, mes të cilëve ish-dyshen e Manchester United, Nani dhe Robin van Persie.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 546