Kampioni italian, Juventusi ka konfirmuar përmes faqes zyrtare të klubit se mbrojtësi i krahut të majtë, Alex Sandro ka arritur në Torino për t’i kryer testet mjekësore.
“Alex Sandro është duke i kaluar testet mjekësore në Torino në këtë mëngjes, pasi kishte arritur mbrëmë në qytet”, thuhet në njoftimin e klubit bianconer, transmeton Koha.net.
Juventusi për shërbimet e tij do paguaj plot 22 milionë euro, plus bonuset. Për shërbimet e tij kishte shprehur interesim edhe skuadra e Manchester Cityt, por që lojtari kishte refuzuar transferimin në angli, duke kërkuar nga Porto që ta pranojë ofertën e Juventusit.
24 vjeçari, do të nënshkruaj kontratë pesë vjeçare, me 2.5 milionë euro në sezon. Kontratën do e nënshkruaj pas përfundimit të testeve mjekësore.