Sulmuesi shqiptar që debutoi në Serie A me Interin sonte kundër Atalantas, Rey Manaj, u shpreh i lumtur me trepikëshin zikaltër.
“Është ndjenjë e papërshkrueshme të fitosh në minutat e fundit. Ne treguam shumë gjëra pozitive, por duhet të përmirësohemi ende”, deklaroi sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë për “Sky Sport”, shkruan GazetaOlle.
Ai tha fjalë të mëdha për mesfushorin Medel dhe sulmuesin Jovetiç, i cili shënoi golin e fitores për Interin në minutën e 93-të.