Juventusi ka rikthyer interesimin për mesfushorin e Manchester Cityt, Samir Nasrin. Kampionët në fuqi të Italisë, po provojnë që në ditët e fundit të merkatos së kësaj verë, ta blejnë një mesfushor cilësor.
Sipas mediave italiane, “Zonja e Vjetër” është e interesuar ta transferojë mesfushorin francez të “qytetarëve”, i cili tek skuadra e Manuel Pellegrinit shpeshherë shihet si “Joker”.
Siç raportojnë mediat italiane, në rast se Kevin de Bruyne do të firmos për Cityn, atëherë hapet rruga e kalimit të Nasrit tek Juve.
Gjiganti italian synon ta merr francezin në formë huazimi, me mundësi që në fund të sezonit ta blejë kartonin e plot të lojtarit, i cili City ka kontratë deri në verën e vitit 2019.