Milani është në kërkim të një mesfushori, në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës. Prioritet i Rossoneri është mesfushori i Sampdorias, Roberto Soriano.
Mirëpo, sipas mediave italiane, alternativë e tij është Pajtim Kasami, shkruan Zëri. 23 vjeçari aktualisht luan në Olympiakos, me të cilin ka zhvilluar 36 ndeshje sezonin e kaluar, duke realizuar 5 gola dhe duke dhuruar 6 asistime, në kampionat dhe kupa.
Menaxher i futbollistit shqiptar është Mino Raiola, i cili i ka punët mjaft mirë me zëvendës presidentin e Milanit, Adriano Galliani.
Edhe në të kaluarën flitej se gjiganti italian ishte i interesuar për ish-futbollistin e Lazios dhe Palermos, por deri tash nuk kishte asgjë konkrete.