Drejtoria e Policisë së Elbasanit publikoi masat që do të marrë për mbarëvajtjen e takimit mes Shqipërisë dhe Portugalisë në “Elbasan Arena”, i programuar të Hënën në orën 20:45.
Rrugët e bllokuara:
Do të bllokohet shëtitorja nga Stadiumi deri tek 1 maji
Nga Bashkia deri në dalje të Unazës
Nuk do të lejohen parkimet në sheshin përpara Pallatit Sportit
Nga rrethrrotullimi i luleve deri tek rrethrrotullimi i Zaranikës
Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve para stadiumit.
Nga bulevardi kryesor deri në stadium do të ndërpritet dhe nuk do të lejohet hyrja e mjeteve
Lidhur me ndeshjen Policia e shtetit do të angazhojë 811 punonjës policie, nga Drejtoritë e Policisë Qarqeve të tjera do të angazhohen 550 punonjës policie. Ndërsa nga Drejtoria e policisë qarkut Elbasan do të angazhohen 261 punonjës policie.