Pas një pikë të artë në Kopenhagë me Danimarkën, Shqipëria sot (e hënë) në “Elbasan Arena” do të pres edhe kundërshtarin më të fortë në letër të grupit I, Portugalinë e Cristiano Ronaldos.
Kjo kryendeshje luhet duke filluar nga ora 20:45.
Renditja aktuale në grupin I, premton një garë të fortë për dy vendet e para deri në fund të eliminatorëve, ku Portugalia ka vetëm një pikë më shumë se Danimarka dhe Shqipëria.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Danimarka udhëton në Armeni, dhe ndonjë lëshim eventual i danezëve kundrejt një suksesi të skuadrës së De Biasit përballë portugezëve, do të bënte që kuqezinjtë të marrin vendin e dytë, dhe t’i afrohen edhe më shumë Euro 2016 që mbahet në Francë.