Premierliga Angleze i ka shpallur më të mirët në muajin e parë që nga starti i kësaj lige. Pa asnjë befasi Manuele Pellegrini është votuar si trajneri më i mirë i muajit.
Pellegrini me Cityn shkeli ekipet kundërshtare duke fituar të gjitha ndeshjet pa pranuar asnjë gol të vetëm.
Por befasisht futbollisti më i mirë i muajit të parë është transferi i sivjemë i Swanseas, Andre Ayew.
Sulmuesi në muajin e parë në Premierligë arriti që të shpërblehet me këtë çmim pasi ka shënuar 3 gola dhe ka bërë 2 asiste me skuadrën uellsiane.
↧
Ky është trajneri dhe lojtari i muajit në Premierligë, do të befasoheni (FOTO)
↧