Quantcast
Channel: Engjellushet.Ch Ejashiko Pj Episodi epizodi Osamire
Viewing all articles
Browse latest Browse all 546

FIFPro kërkon ndryshimin e sistemit të transferimeve

$
0
0

FIFPro (Unioni botëror i futbollistëve), dëshiron që të ndryshojë sistemin e transferimeve dhe sot do të adresojë këtë çështje në Komisionin Evropian.

Unioni i futbollistëve dëshiron të heq çmimet e transfereve, çmimet që u paguhen agjentëve, limitimin e madhësisë së skuadrës dhe përfundimin e sistemit të huazimit, transmeton Koha.net.

Sipas sekretarit të përgjithshëm të FIFPro, Theo van Seggelen, sindikata e lojtarëve është e detyruar të ndërmarrë veprime ligjore për shkak se FIFA dhe UEFA nuk janë të interesuara në reforma.

“Çfarëdo që të ndodhë, ky është një moment historik dhe jo vetëm për FIFPro, por për futbollin profesionist. Ne ishim përgjegjës për rregullat e Bosmanit, ne ishim përgjegjës për deklarimin e objektivave në vitin 2001. Ne kemi provuar që të zgjidhim këtë problem brenda FIFA-s dhe UEFA-s, por jam 100 për qind i bindur se ata nuk na kanë lënë zgjidhje tjetër”, është shprehur Seggelen për “The Guardian”.

Humbësit më të mëdhenj nga kjo marrëveshje do të jenë agjentët.

“Nëse agjentët vendosin se ku do të luaj një futbollist për shkak se një klub do t’i jap atij 20 milionë euro, ky është problemi të cilin do ta trajtojmë. Kjo është arsyeja pse ne kërkojmë të bëjmë këto ndryshime për pagesat e ndërmjetësuesve. Gjithashtu duhet të mendojmë për kufizimin e skuadrës, nuk mund të keni një skuadër si Manchester City me 60 lojtarë, dhe duhet të ndalojmë sistemin e huazimeve”, ka thënë më tutje sekretari i FIFPro.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 546