Londra merr ngjyrë të kaltër, Chelsea e mposhtë Arsenalin
Chelsea ka arritur që më rezultatin 2:0, ta mposhtë Arsenalin në Stamford Bridgeme golat e Zouma dhe Hazard.
Gunners u përballën me probleme ndërsa nga minuta e ’79-të mbetën me nëntë lojtar në fushë pas përjashtimit të Cazorlas, kurse në pjesën e parë ishte përjashtuar Gabriel.
Pjesa e dytë ka filluar me dominim të Arsenalit, edhe pse luajtën me 10 lojtar në fushë.
Pas përjashtimit të Gabriel, në lojë është inkuadruar Chambers ndërsa për këtë u sakrifikua Coquellin.
Sanchez pati rast të mirë për Arsenalin në minutën e ’49-të por gjuajtja e tij fillimisht përfundoi në murin e mbrojtjes së Chelseas dhe më pas në korner.
Por vetëm pas pak minutave, ishte mbrojtësi Zouma që me kokë e mposhti portierin Petr Cech, pas asistimit nga Fabregas.
Futbollistët Chelseas, shpeshtuan sulmet pas golit të shënuar, ishte Hazard që rrezikoi në minutën e’78-të, por Cech e ndali gjuajtjen e tij.
Në anën tjetër Sanchez pati rast nga një kundërsulm që të shënojë gol, por Begovic ia mohoi një gjë të tillë.
Edhe pse me 10 lojtarë në fushë, Arsenal sulmonte portën e Chelseas, ishte Walcott ai që gjuajti nga distanca por që nuk e qëlloi portën.
Një minutë më vonë në atë të ’65-të, Hazard gjuajti pranë shtyllës së portës së Cech.
Në minutën e ’75-të Costa u rrëzua në zonë duke aluduar në penalti, por gjyqtari Dean nuk referoi diçka të tillë.
Në minutën e ’79-të erdhi edhe goditja e radhës për Arsenal, ata mbetën me nëntë lojtarë në fushë, pas përjashtimit të Cazorla.
Në mintat shtes ka qenë Hazarsd ai që e ka dyfishuar epërsinë në 2:0.
Kështu në minutat tjerë të kësaj ndeshje nuk ka pasur ndonjë rast dhe më rezultatin 1:0 ka përfunduar gjithçka, transmeton Klan Kosova.