Quantcast
Channel: Engjellushet.Ch Ejashiko Pj Episodi epizodi Osamire
Viewing all articles
Browse latest Browse all 546

Shqipëria bëhet me kombëtare hendbolli në plazh

$
0
0

Andrea Freski do të jetë trajneri i ri i kombëtares së hendbollit shqiptar në plazh, ose versioni i plazhit të hendbollit. Pronar së bashku me vëllain e tij (gjithashtu një lojtar i hendbollit) tek “Taverna del Calcio” në Viarexho ata janë shtylla kurrizore e vërtetë e këtij sporti që e praktikojnë gjithë jetën e tyre, duke arritur madje rezultate të mëdha. Tani, në moshën 36-vjeçare, ai është i gatshëm për t’u përballur me këtë aventurë të re e cila do ta shohë atë me një kombëtare, të re, por edhe shumë ambicioze. “Unë sinqerisht nuk pres, por Federata Shqiptare po ndryshon shumë dhe ka ndryshuar rrënjësisht udhëheqjen e saj.

Ata u rindërtuar nga e para, dhe emri im doli pasi ishin duke kërkuar një trajner për sektorin e hendbollit në plazh. Kam fituar pesë kampionate dhe kam marrë pjesë tre herë në Evropan me Italinë. Duke parë këtë CV jam përzgjedhur menjëherë. Nga ana tjetër ishte një goditje fati sepse këtë vit kam pasur edhe ftesën nga kombëtarja si lojtar, por u thashë jo, për shkak të angazhimeve të punës, ndonëse me keqardhje të madhe.

Në praktikë, mendova se e kisha mbyllur derën për sportin që doja më shumë. Dhe tani kjo mundësi e re, që më lejon për të trajnuar është fantastike”, është shprehur Freski. –”Me Federatën Shqiptare jam takuar tashmë dhe ne menjëherë i vumë vetes objektiva të qartë që duhet të arrihen në këtë periudhë. Nga 28 gushti deri në 2 shtator të këtij viti do të mbahen Lojrat mesdhetare në Peskara, për të cilat unë dhe djemtë e mi do të marrim pjesë. Menjëherë duam të bëjmë testimin e ekipit.

Qëllimi megjithatë është që të shkojmë në kualifikueset e Kampionatit Evropian në vitin 2017. Siç thashë, për ne kjo është eksperienca e parë në këtë disiplinë të veçantë në plazh dhe fakti se drejtyesit më zgjodhën mua për të krijuar kombëtaren e tyre, më mbush me krenari. Do të synojmë më shumë në sjelljen e njerëzve dhe qëndrimin e tyre, duke kërkuar për atletët, të cilët janë të lumtur të jenë pjesë e këtij ekipi dhe për të përfaqësuar popullin e tyre. Kjo ishte gjëja e parë që kam pyetur kryetarin e federatës.

Unë dua të krijoj që në fëmijëri identitetin kombëtar brenda grupit, edhe pse lojtarët vinë nga realiteti, ku hendbolli është një sport i nivelit të parë. Përgjegjësia është e dyfishtë për mua, sepse do të përfaqësoj dy kombe. Më 17-19 korrik organizuam një takim të parë intensiv me djemtë e skuadrës në Viarexho dhe më pas do të vazhdojmë me një turne miqësor me ekipet e tjera italiane. Do të jetë një përvojë e mirë, ndoshta edhe për ata që janë kuriozë për të parë hendboll në plazh”, është shprehur Freski.

Pavarësisht të qenit një disiplinë olimpike që nga viti 1936, hendbolli (i lindur në Gjermani u bë një sport i prestigjit në shumë vende të tjera evropiane, sidomos në Francë, Spanjë dhe shumë vende lindore), është në fakt një nga ato aktivitete sportive që konsiderohet “i vogël “nëe Itali, dhe pa audiencë, ashtu si edhe në Shqipëri, ndonëse është luajtur jo pak, para viteve ‘90-të. Gjithsesi hendbolli në plazh është një sport i ri ende për t’u zbuluar.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 546