Debatik Curri është zyrtarisht lojtar i Flamurtarit. Ish-mbrojtësi i Tiranës ka nënshkruar më në fund me klubi vlonjat për një sezon edhe pse kërkohej nga Shkëndija e Tetovës.
Mbrojtësi kosovar ka vendosur të luajë për fanellën kuqezi për një pagë më të ulët se sa përfitonte nga bardheblutë.
Curri ka një përvojë të madhe në disa kampionate, si ; Kosovë, Ukrahinë, Turqi dhe së fundmi në Shqipëri. Gjithashtu 31-vjeçari luan për Kombëtaren Shqiptare.