“Asgjë serioze, Hasani pauzon tre javë”, kështu ishte lajmi që e tranmsetoi zëdhënësi i klubit të Shkëndijës Faton Zylbehari në websitin zyrtar të klubit ndërsa vazhdon akoma që mos të informojë drejtë dhe saktë për lëndimin e lojtarit më të shkëlqyer të Shkëndijës Ferhan Hasanin i njohur si “Buba”.
Por pasi e dijmë se zëdhënsi i ka tre punë dhe nuk ka kohë të informojë mediat, burime të sigurta pranë klubit të Shkëndijës për portalin Shqipmedia kanë konfirmuar se kapiteni i Shkëndijës “Buba” në ndeshjen me përfaqësuesen e Maqedonisë ka këputur ligamentin gjë që e konstatuar fizioterapeuti më i mirë në Maqedoni Boro Iliev dhe ai do të qëndrojë jashtë fushës për 6 muaj që dmth një lajm i hidhur për tifozët pasi për “Bubën” ka mbaruar tani më kampionati i cili vitin e ardhshëm do të mbarojë më herët për shkak Kampionatit Europian në Francë.
Cili do të jetë hapi i ardhshëm i klubit për të angazhuar zëvendsim për lojtarin pritet të shofim ditëve në vazhdim./Shqipmedia