Quantcast
Channel: Engjellushet.Ch Ejashiko Pj Episodi epizodi Osamire
Viewing all articles
Browse latest Browse all 546

UEFA publikoi 10 golat më të bukur të “Euro 2016” – VIDEO

$
0
0

Nuk dihet se në çfarë kriteresh është bazuar UEFA në përzgjedhjen e 10 golave më të bukur gjatë fazës eliminatore “Euro 2016”, pasi aty mungon një perlë si ajo e sulmuesit shkodran Bekim Balaj në Portugali, që deri para pak kohësh ka qenë ndër golat më të bukur të kësaj fushate. Vërtet mëkat që mos futesh një gol të tillë në këtë listë, kur sheh gola të tjerë më pak të bukur të shënuar ndaj kundërshtarëve modestë.

UEFA nuk ka bërë klasifikim nga 1 te 10 apo e kundërta, thjesht ka dhënë 10 golat më të bukur në këtë video. E nis me golin e Isco të Spanjës kundër Bjellorusisë, pastaj vjen Ronaldo me golin shënuar në Armeni. I treti është Wieser i Liechtenstein ndaj Moldavisë, 4-ti i anglezit Wilshere në Slloveni, i 5-i është goli i serbit Matiç në Portugali me një rroveshatë. Në vend të 6-të vjen goli i Bale kundër Andorrës, më pas në të 7-in goli i gjeorgjianit Kankava kundër Gjermanisë, i 8-i renditet goli Moutinhos në ndeshjen Serbi-Portugali. Në të 9-in radhitet goli i turkut Kisa në Letoni dhe në fund e mbyll skocezi Fletcher me golin shënuar në Gjibraltar.

The post UEFA publikoi 10 golat më të bukur të “Euro 2016” – VIDEO appeared first on Shqipmedia.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 546

Trending Articles