Mario Balotelli ka vendosur të jetë një djalë i mirë, ndoshta, por sigurisht ka vendosur të sistemohet larg jetës së natës së Milanos.
Numri 45 i Milanit do të transferohet në një super vilë në një zonë rezidenciale ku do të mund të shijojë bukurinë e liqenit të Varezes, por mbi të gjitha do të jetë afër Milanellos.
Nuk do të ketë më jetë nate për “SuperMarion”, të paktën për sa i takon qendrës së Milanos. Brenda banesës nuk do të mungojë asgjë. Sipas shtypit të Varezes, Mario do të jetojë praktikisht në një shtëpi prej kristali me familjen dhe shërbëtorë. Në zonën ku do të konsumohet vakti i drekës do të shijojë pamjen e liqenit nëpërmjet mureve të kristalta, transmeton Telegrafi.
Tavani i dhomës së ndenjes ka një ndriçim me drita led dhe nga dhoma e gjumit mund të shihet një park me pemë shekullore. Përveç dizajnit nuk do të mungojë sigurisht luksi. Katër dhoma gjumi, një suitë me dhomë zhveshjeje dhe banjë, një zonë fitnes me pishinë dhe me çati të lëvizshëm, gjithashtu prej kristali, plus sauna dhe banjo turke.
Me pak fjalë, prania e tij në Vareze nuk do të kalojë pa rënë në sy dhe jo vetëm për shkak të makinave të shtrenjta që ai koleksionon. Nëse nuk do të bëhet më fjalë për jetë natë, për gëzimin e Milanit, do të jetë gjithsesi një jetë e bukur në një shtëpi prej kristali.
The post Jeta luksoze e Balotellit, supervila e ëndrrave /VIDEO appeared first on Shqipmedia.