Trajneri i kombëtares Shqiptare, Gianni de Biasi ka treguar arsyen e vërtetë se përse nuk e ka mësuar deri më tani gjuhën shqipe.
Ai shprehet se e ka shumë të vështirë ta mësoj gjuhën, pasi është e komplikuar dhe ka 36 shkronja. Po ashtu tha se gjuha shqipe është një përzierje në mes të shqipes, turqishtes dhe serbishtes, prandaj e ka edhe më të vështirë.
“Nuk e kam mësuar kurrë gjuhën, sepse është tejet e ndërlikuar. Alfabeti ka 36 shkronja dhe është një përzierje mes shqipes, turqishtes dhe serbishtes. Ndihem shqiptar në masën që më lejon të bëhem pjesë e rrethanave ku ndodhem dhe të jap më të mirën time. Nëse nuk përjetoj emocionet e duhura, nuk arrij të kem rezultate pozitive”, tha De Biasi gjatë një interviste për La Republica.
The post De Biazi: Ja pse nuk mësoj shqip appeared first on Shqipmedia.