Quantcast
Channel: Engjellushet.Ch Ejashiko Pj Episodi epizodi Osamire
Viewing all articles
Browse latest Browse all 546

Euro 2016, hidhet shorti i fazës së “play-off”

$
0
0

Është hedhur këtë të diel në Nion të Zvicrës, ku ndodhet edhe selia e “Shtëpisë së Futbollit Europian”, shorti i fazës së “play-off”-eve të Europianit të Francë 2016.

Shorti ka qenë tejet i vështirë për 8 të kualifikuarit si vendet e treta në grupet respektive të kualifikueseve që përfunduan vetëm pak ditë më parë, edicion i cili për Shqipërinë përfundoi me një triumf të jashtëzakonshëm, duke siguruar për herë të parë në histori pjesëmarrjen në një Europian.

Çiftet e “play-off”-eve janë Ukrainë-Slloveni, Suedi-Danimarkë, Bosnje Hercegovinë-Republika e Irlandës dhe Norvegji-Hungari.

Ndeshjet e para do të luhen në datat 12-13-14 nëntor; respektivsht Norvegji-Hungari më 12 nëntor, Bosnje Hercegovinë-Republika e Irlandës më 13 nëntor dhe dy sfidat e tjera më 14 nëntor; ndërsa ndeshjet e kthimit më 15-16-17 nëntor; e para më 15 nëntor, e dyta më 16 nëntor dhe Slloveni-Ukrainë e Danimarkë-Suedi më 17 nëntor.

Ekipet e përfshira në shortin e sotëm kanë dalë të tretat e këtyre grupeve: Bosnja në grupin B, Ukraina në C, Irlanda në D, Sllovenia në E, Hungaria në F, Suedia në G, Norvegjia në H dhe Danimarka në grupin I, ku ishte edhe Shqipëria, Portugalia, Serbia dhe Armenia.

Shorti për grupet e Europianit 2016 do të hidhet më 12 dhjetor.

The post Euro 2016, hidhet shorti i fazës së “play-off” appeared first on Shqipmedia.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 546