Në një atmosferë impozante të krijuar nga tifozët vendas, “Shvercerat” dhe mbi 5.000 shikues në tribunën e vetme të stadiumit, mysafirët dëshmuan se kanë përvojë më të madhe nga takime të këtilla, në fund duke iu gëzuar trepikëshit me tre gola të shënuar, 0-3.
Gjithçka ndodhi shumë shpejtë në fillim të ndeshjes, me ç`rast pas vetëm 35 minuta lojë, mysafirët veq më e panë vetën në avantazh prej 2-0.
Fillimisht, ishte Filip Ivanovski në minutën e nëntë, ai që goditi bukur me kokë në shtyllën e parë, duke e dërguar topin në rrjetën e Suat Zendelit, pas krosimit të Felipes nga rivënja.
Ndërmjet dy golave të kundërshtarit, Shkupi kishte mundësitë më të mira të sfidës. Në minutën e 21-të, Ersen Asani nuk arriti të gjuaj nga një pozitë ideale, pas krosimit të Bujamin Asanit.
Një rast tjetër I mirë për nikoqirin ishte vetëm dy minuta më vonë, kur Muharem Bajrami, nga një distancë mbi 35 metërshe, goditi shtyllën e Tome Paçovskit.
Në minutën e 35-të, veq më ishte 2-0 për Vardarin, pasi Dejan Bllazhevski, nga një kundërzbritje dhe depërtimi individual, mposhti për herë të dytë portierin vendas.
Pas kësaj, Vardari ia doli të neutralizoj lojën, duke mos I lejuar Shkupit hapësira për të rrezikuar portën e portierit të tyre. Në pjesën e dytë, për dallim nga e para, munguan rastet e bukura, ndërsa goli për fitore prej 3-0 të Vardarit, erdhi në minutën e 90-të, përmes rezervistit Stefan Spirovski.
Në fund, “kuqezinjët” festuan trepikëshin e ri, pas të cilit u kthyen në krye të rënditjes tabelare, ndërsa Shkupi, mbetet të shpresoj në paraqitje më të mira nga java e ardhshme.
Për fund, do shtuar se atmosfera në stadium ishte e shkëlqyeshme, ndërsa “Shvercerët”, që dhanë përkrahje maksimale gjatë të gjithë 90 minutave, edhe përkundër faktit se skuadra e tyre humbi nga rivali jetik, nuk shkaktuan as edhe një incident më të vogël, për çka meritojnë notën më të lartë të mundshme.
Shkëndija është ndalur në Ohër, duke luajtur 1-1 me Mlladost CD. Në minutën e 35-të Besart Ibraimi e solli në epërsi skuadrën e tij me golin e realizuar nga penalltia. U duk se tetovarët lehtë do t’ia dalin, por pak para përfundimit të pjesës së parë Ersen Sali e barazoi rezultatin në 1-1. Shkëndija dominoi edhe në pjesën e dytë, por nuk ia dolën të shënojnë golin e triumfit. Kujtojmë se në këtë ndeshje ara luajtën pa kapitenin Ferhan Hasani, ndërsa pa shërbimet e tij do të jenë edhe në derbin me Vardarin.
Renova më në fund ngjante si ekip i sezoneve të kaluara. Në takimin kundër Turnovës bardhekaltrit shënuan fitore prej 5-2, duke iu hakmarrë për humbjen në fillim të sezonit. Serinë e golave e nisi Memedi në minutën e 12-të, e vazhdoi Emini në të 26-ën, Jusufi në të 37-ën, gafuri në të 38-ën dhe Nuhiu në të 50-ën. Për turnovën shënuan Imeri nga penalltia në minutën e 23-të dhe Pandev në të 75-ën.
Liga e parë, java e 10-të
Shkupi-Vardar 0-3
Mlladost-Shkëndija 1-1
Renova-Turnovo 5-2
Sileks-Metalurg 3-1
Rabotnicki-Metalurg 0-0
Renditja: Vardar 26, Shkëndija 25, Sileks 16, Mlladost CD 13, Rabotnicki 11, Bregallnica 11, Shkupi 11, Renova 9, Turnovo 9, Metalurg 5 pikë.
The post Shkëndija pa “Bubën” vetëm barazim appeared first on Shqipmedia.