Quantcast
Channel: Engjellushet.Ch Ejashiko Pj Episodi epizodi Osamire
Viewing all articles
Browse latest Browse all 546

Historia qesharake e tifozit skocez, e ngatërron datën e ndeshjes

$
0
0

Historia e një tifozi që shkon për të ndjekur një ndeshje në ditën e gabuar, ka bërë bujë në mediat botërore. Jo një ditë më parë, por një javë më parë.

Kjo është historia e Liam, një tifoz i Celtic, që të enjten e kaluar ka fluturuar në Norvegji sepse ka qenë i bindur që ndeshja e Europa League e skuadrës së tij kundër Moldes do të luhej në mbrëmjen e asaj dite. Ndërsa në të vërtetë, siç e dinë të gjithë (përveç atij) sfida do të luhet të enjten e kësaj jave.

E përditshmja angleze “The Mirror” ka zbuluar episodin e pabesueshëm, duke publikuar komunikimin në Whatsapp mes Liam (emri i tifozit) dhe një miku të tij. “Po shkoj në Norvegji për ndeshjen kundër Moldes”. “Por është javën e ardhshme”. Përgjigja e Liam ka qenë: “Me Fenerbahcen kemi luajtur dy javë më parë. Ndeshjet e Europa League luhen çdo dy javë”.

Është e vërtetë se Celtic ka luajtur kundër turqve dy javë më para, më 1 tetor. Por ai që ka të drejtë është miku i Liam, i cili ka arritur ta bindë se ndeshja luhet atë ditë duke e këshilluar të shikojë datën e shkruar në biletën e tij.

The post Historia qesharake e tifozit skocez, e ngatërron datën e ndeshjes appeared first on Shqipmedia.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 546