Quantcast
Channel: Engjellushet.Ch Ejashiko Pj Episodi epizodi Osamire
Viewing all articles
Browse latest Browse all 546

Çunat e grupimit parapolitik në “Lëvizjen” pa lider

$
0
0

Kur nuk je interesant me ide origjinale dhe vazhdimisht merresh me njëfarë mentorllëku mbi punën e të tjerëve, atëherë epilogu i krejt kësaj zallamahie dihet: të zhngënjyer nga Lëvizja pa Kryetar dhe pa Organet drejtuese, mbështetësit e saj fillojnë të ikin andej prej nga kanë ardhur – ose në partitë ekzistuese, ose në shtëpitë e tyre. Ndryshe ska se si të ndodhë dhe kjo është provuar disa herë në skenën politike, sa herë që dikush ka tentuar që me bateria të harxhuara të prodhojë njëfarë energjie
Sot më lehtë është bërë të mbledhësh një tufë bashkëmendimtarësh të cilëve do t’iu tregosh se si nuk dinë të punojnë të tjerët, se sa të të ulesh, të bësh program dhe të formësosh idetë brenda kornizave të një organizimi politik. Këtë zakonisht e bëjnë çunat e braktisur të paralagjeve që mungesën e talentit për të luajtur në skuadrën e lagjes së madhe, mundohen ta komponsojnë me ndonjë marifet tjetër, vetëm sa për t’iu rënë në sy vajzave dhe bashkëmoshatarëve. Dhe, zakonisht në këtë përpjekje ata dalin qesharak në sytë e të tjerëve, sepse jo vetëm se nuk janë origjinal në atë që demonstrojnë, por tregojnë edhe botërisht se sa nuk dinë dhe sa vuajnë për mungesë kreativiteti.

Është edhe një grupim parapolitik ndër ne që për çdo ditë del publikisht dhe shpërfaq mosdijen e tij. Nuk arritëm të kuptojmë se çka e motivon këtë grupim të merret me politikë, kur në esencë ai vepron, thënë figurativisht, si një orkestër e çakorduar – pa dirigjent dhe pa partiturat e nevojshme. Me fjalë të tjera, ky grupim parapolitik e ka zgjedhur mënyrën më të lehtë për të thënë fjalë të mëdha por që kanë tingëllimë boshe, sepse nuk kanë një program të mirëfillt me të cilin do të operacionalizonin ato që thuan. Kjo i bie që të bëhet sa më shumë zhurmë dhe në fund përgjegjësia për mosrealizimin e asaj që thuhet të ngelë jetim. Kështu ndodhë me të gjitha grupimet joserioze, të cilët nuk kanë kurrfarë përgjegjësie për atë që flasin dhe parullat me porisi folklorike i kanë moto të veprimit të tyre. Tamam si një OJQ që mban gjallë vëmendjen e publikut me vajtime e ankesa, por që nuk ofron kurrfarë alternative se si duhet të lëvizin punët në drejtim të duhur.

Skema mentale e një veprimi të tillë parapolitik zakonisht adutet e veta i mbështet në blerjen e kohës, në taktizimin me kërkesa bombastike dhe me nxitjen emocionale të njerëzve kundër atyre që megjithatë punojnë diçka në këtë shoqëri. Të mos punosh vet dhe të pengosh të tjerët – kjo është aksioma e tyre dhe rëndom sjelljet e tilla gëzojnë njëfarë simpatie në një pjesë të shoqërisë, ndonëse me efekt afatshkurtër.

Shqiptarët në Maqedoni janë ngopur me organizime të tilla parapolitike, të cilave nuk iu dihet prejardhja dhe e ardhmja, por iu dihet ambicja për të ardhur në pushtet pa dhënë kurrfarë provash se dinë të menaxhojnë me pushtetin. Aktivistët e tillë vullnetarë janë të mirëseardhur për një shoqëri, madje shumë të dobishëm në këto ditë të ftofta vjeshte kur refugjatët nga Siria kanë shumë nevojë për një tas të ngrohtë çaji apo një batanie që do të mbulonte fëmijët e mërdhirë nëpër fusha dhe stacione trenash. Por, jo edhe për zanatin e vështirë të politikës, e cila megjithatë kërkon njerëz me përgatitje përkatëse dhe sfidues që kanë vizion dhe ide se si ta zhvillojnë një doktrinë a platformë të caktuar.

Kur nuk je interesant me ide origjinale dhe vazhdimisht merresh me njëfarë mentorllëku mbi punën e të tjerëve, atëherë epilogu i krejt kësaj zallamahie dihet: të zhngënjyer nga Lëvizja pa Kryetar dhe pa Organet drejtuese, mbështetësit e saj fillojnë të ikin andej prej nga kanë ardhur – ose në partitë ekzistuese, ose në shtëpitë e tyre. Ndryshe ska se si të ndodhë dhe kjo është provuar disa herë në skenën politike, sa herë që dikush ka tentuar që me bateria të harxhuara të prodhojë njëfarë energjie.

The post Çunat e grupimit parapolitik në “Lëvizjen” pa lider appeared first on Shqipmedia.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 546

Trending Articles