Në Kuvend u zhvillua debat për amendamentet për buxhetin e vitit të ardhshëm. PDSH-ja opozitare, kërkon më shumë para për projektet në mjediset me shumicë shqiptare.
“Amendamenti nuk pranohet”, tha Zoran Stavrevski, ministër i financave.
Stavrevski nuk pranoi amendamentin me të cilin kërkoheshin para edhe për zhvendosjes së pikës së grumbullimit të mbeturinave në Gostivar.
PDSH-ja doli me qëndrimin se koalicioni në pushtet, VMRO DPMNE dhe BDI po i shpenzon paratë e qytetarëve për produkte jo produktive, në vend se për zgjidhjen e problemeve reale të qytetarëve.
Përkundër akuzave të tilla, disa amendamente kaluan thuajse pa aspak debat. VMRO-DPMNE-ja u tregua imune edhe ndaj akuzave të PDSH-së, ndërkohë që pasiv ishin edhe deputetët e BDI-së të cilët u shfaqën me vonesë në sallë. Një pjesë e deputetëve e shfrytëzuan kohën për zgjidhjen e fjalëkryqeve dhe leximin e gazetave.
The post ‘Buxheti 2016’, pushteti refuzon amendamentet e PDSH-së – VIDEO appeared first on Shqipmedia.