Quantcast
Channel: Engjellushet.Ch Ejashiko Pj Episodi epizodi Osamire
Viewing all articles
Browse latest Browse all 546

Ndizet sfida Klitschko – Fury

$
0
0

Megjithëse supersfida mes Wladimir Klitschkos dhe Tyson Fury do të zhvillohet më 24 tetor, dy boksierët kanë filluar që tani luftën verbale.

Ukrainasi kampion bote në fuqi në peshat e rënda ka plot 11 vite që nuk e njeh shijen e disfatës, ndërsa në krahun tjetër britaniku zotëron një rekord perfekt prej 24 fitoresh dhe asnjë humbjeje.

26 vjeçari i lindur në Manchester do të udhëtojë për në Gjermani aty ku do të kërkojë të zbresë nga froni dominuesin absolut të boksit profesionist në peshat e rënda. Klitchko ose siç e thërrasin fanast e tij “Çekiçi i çeliktë” u shpreh se është i sigurt që do të jetë një duel i luftuar.

“Besoj se Tyson Fury do të vij këtu për të fituar titullin dhe jo thjeshte për të marrë pjesë, por të paralajmëroj se do të jetë ndeshja më e vështirë e jetës tënde, nuk do të jetë e thjeshtë për ty, po ashtu edhe për mua. Do të jetë një sfidë e fortë. Gjithsesi të premtoj që do të jem plotësisht gati”, deklaroi Klitschko ndërkohë që në përpara kishte të ekspozuar gjerdanët e kampionit në WBA, WBO, IBA dhe IBO.

Kundërpërgjigja e anglezit ishte e menjëhershme dhe mjaft e fortë.

“Shoh gjerdanët dhe nuk më interesojnë, ajo që më intereson është të të thyej turinjtë, kjo po më intereson. Ti je i mërzitshëm, të shoh dhe nuk kam aspak frikë nga ty, je një burrë plak. Ke një nofull kristali, për çfarë duhet të kem frikë ?! E ke mbrojtur titullin në 25 raste kundër boksierëve pa vlerë, kjo falë menaxherëve të tu. E di që ke fansa që të mbështesin nga Gjermania dhe Ukraina, apo nga dreqin je”, ka theksuar Fury duke e sulmuar në shumë drejtime kampionin aktual të botës

Tashmë gjithçka është ndezur dhe sfida e 24 tetorit, duke parë rrjedhën se si po marrin ngjarjet me shumë gjasa do të jetë një betejë epokale.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 546