Aspiratat e Maqedonisë për integrimin euroatlantik dhe kriza e refugjatëve në Maqedoni dhe Kroaci, ishin temat kryesore për të cilët biseduan Arifi dhe Mesiq. Kryetarja Arifi potencoi se anëtarësimi i Maqedonisë në BE mbetet prioritet strategjik i vendit.
“Para së gjithash interesimi për anëtarësimin në BE.E dyta të zgjidhen disa çështje aktuale, që shqetëson shumë vende evropiane – kriza e refugjatëve. Kjo krizë nuk mund të zgjidhet vetëm duke u ndihmuar refugjatëve, atyre duhet t`u ndihmohet” – shprehet Stipe Mesiq – Ish-President i Kroacisë.
Ish- Presidenti kroat Stjepan Mesiq në USHT ka promovuar librin e tij “Si u shkatërrua Jugosllavia”. Për rëndësinë e këtij libri dhe faktet që jepen në të, folën drejtuesit dhe profesorët e këtij universiteti.
Në fjalën e tij në USHT, Stipe Mesiq, si pjesëmarrës në të gjitha ngjarjet dramatike që ndodhën në ish-Jugosllavi, hodhi dritë mbi ngjarjet që i paraprinë shkatërrimit të Federatës Jugosllave.
“Pati shumë propozime se si të arrihet tek një marrëveshje e re politike, por të mënjanohet lufta dhe kjo është ajo, më të vjetrit kujtohen, kur ne kemi patur mbledhjen e fundit të kryesisë që u mbajt në Ohër, u përpoqëm që të arrijmë një marrëveshje të re politike sepse nëse askush nuk ishte i sigurtë vetëm me një pjesë të federatës, nuk e pranonte këtë, atëherë shkojmë në marrëveshje të re politike, por te kjo marrëveshje ishte e pamundur të arrihet sepse Millosheviqi i cili qëndronte në krye të Serbisë nuk donte, nuk donte as Federatë as Konfederatë. Ai dëshironte Serbinë e Madhe” – deklaron Stipe Mesiq – Ish-President i Kroacisë.
Në Prill të vitit 2012, ish-presidenti kroat Stipe Mesiq u shpall Qytetar Nderi i Tetovës, kurse nesër në një seancë solemne të Këshillit të Komunës së Gostivarit, ai do të shpallet qytetar nderi edhe i këtij qyteti. Ndryshe gjatë qëndrimit në Tetovë ai ka qenë i shoqëruar nga Idriz Sulejmani, i cili në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kroaci garon për vendin e deputetit të rezervuar për pakicat kombëtare në Kroaci. /TvArt
The post Mesiç e promovoi librin e tij “Si është shkatërruar Jugosllavia”- VIDEO appeared first on Shqipmedia.