Quantcast
Channel: Engjellushet.Ch Ejashiko Pj Episodi epizodi Osamire
Viewing all articles
Browse latest Browse all 546

Lata ndryshon emërtimin por vazhdon ti quaj osmane – VIDEO

$
0
0

Pas apeleve të shumta të banorëve të Dibrës dhe reagimeve të shumta në opinion, kryetari i komunës Ruzhdi Lata ka vendosur që emërtimin “Varreza osmane” ta shndërroj në “Varreza të periudhës osmane”. Lata vazhdon të mbrojë dyshimet e tij se në këto varreza, prehen edhe shqiptarët të cilët kanë qenë besnik ndaj Perandorisë Osmane. Edhe përkundër ndryshimit të emërtimit, gabimet drejtshkrimore në tabelën e re të varrezave janë evidente.
“Për sa i takon ndryshimeve besoj që është i kuptueshëm dhe i dukshëm ngase ata varreza janë të një periudhe dhe sipas të gjithë dokumentacionit dhe mbishkrimeve të varura janë të periudhës osmane dhe duhet të quhen varrezat e periudhës osmane.Nëse dëshironi pak më shumë aty janë të varrosur njerëz shqiptar që kanë qenë lojal absolutisht të osmanlinjve që kanë marrë qypa me florinj dhe janë të varrosur aty dhe që sot ndoshta dikush dëshiron të kontestoj por realiteti është ky. Ju gjykoni se aty mund të jenë varrosur tradhtarët? Unë nuk kam jetuar në atë kohë, lojalët po. Të gjithë nuk mund të jenë tradhtarë, por si lojal i argumenton historia. A mund t’i themi jo?”, tha Ruzhdi Lata, kryetar i Komunës së Dibrës.

Riemërtimi i varrezave erdhi pas reagimit të madh të qytetarëve të Dibrës, të cilët kundërshtuan shpor vendimin e kryetarit të të Komunës së Dibrës në bashkëpunim me agjencinë turke TIKA. Banorët këmbëngulin se këto varreza u takojnë shqiptarëve dhe historia nuk mund të ndryshohet. Nga ana tjetër, Komuna e Dibrës i bëri thirrje qytetarëve që të shkojnë në Komunë dhe bashkërisht të fillojnë procedurën për identifikimin e personave të varrosur në këto varreza të cilat i takojnë shekullit 16 dhe 17.

The post Lata ndryshon emërtimin por vazhdon ti quaj osmane – VIDEO appeared first on Shqipmedia.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 546