Një model i klonuar i iPhone 6s është eksporti më i ri nga Kina dhe nga jashtë duket tepër identik me modelin e fundit të telefonit nga Apple.
Kjo ide sju ka pëlqyer aspak dizenjerëve të Apple dhe pse janë të vetëdishëm për dallimin e madh të këtyre dy pajisjeve, dhe përpos karakteristikave që nuk janë të njëjta edhe kostoja e tyre është tërësisht e ndryshme.
Ndërsa telefoni i ri i Apple shitet për 649 dollarë si model fillestar, versioni kinez i iPhone 6s shitet për rreth 35 dollarë.
Por duhet të dihet se nëse vendosni ta bleni versionin kinez të iPhone 6s, ju do të merrni vetëm 4GB memorie të brendshme, procesor shumë të ngadalshëm dhe rezolucion të varfër.