Duke luajtur vetëm dy ndeshje Skënderbeu ka arritur deri më sot që të fitojë 950 mijë euro. Kështu skuadra korçare deri tani ka marrë 250 mijë euro si kampione e Shqipërisë nga UEFA. Por jo vetëm për skuadrat që marrin në fazën kualifikuese ndahet buxheti i solidaritetit. Skuadra korçare ka fituar 300 mijë euro që morri pjesë në turin e dytë kualifikues të Champions, 400 mijë euro do të marrë për pjesëmarrjen në turin e tretë kualifikues. Nëse ia del që të mundë Milsamin dhe kalon në play-offs, skuadra korçare pastaj i çon në 6 shifrat e fitimit. Në play-offs bëhet më serioze çështja. Skënderbeu merr 2 milionë euro nëse kualifikohet në fazën e grupeve të Champions League.
Veç 2 milionëve skuadra që arrin të kalojë në fazën e grupeve të Champions merr 12 milionë euro bonus, pa nisur kompeticioni. Fitorja në grupe paguhet 1.5 milionë euro, ndërsa barazimi 500 mijë euro. Në Champions ndahet gjithashtu edhe “Market pool” (482.9 milionë euro ). Kjo shumë ndahet mes të gjitha skuadrave të kualifikuara në fazën e grupeve në dy mënyra. Së pari në drejtimin e së drejtës televizive dhe peshës për secilin vend nga vjen skuadra tregu i kësaj të drejte. Dhe gjysma tjetër e shumës ndahet duke llogaritur ndeshjet që kanë luajtur nga faza e grupeve deri në finalen e madhe. Përsa i përket kualifikimit në 1/32 e Champions më pas shifrat janë marramendëse.
Por Skënderbeu ka edhe një shans të dytë nëse shkon në play-offs(eliminon Milsamin) dhe nuk kualifikohet në grupet e Champions. Eliminimi nga Champions i vlen 3 milionë euro, nëse humbet dhe kalon direkt në fazën e grupeve të Europa League. Vetëm kalimi në fazën e grupeve të Europa League vlen 2.4 milionë euro. Fitorja paguhet 360 mijë euro dhe 120 mijë euro paguhet barazimi. “Market pool” në Europa League (152.4 milionë euro) dhe ndahet sipas logjikës së Champions. Për informacion, nëse në grupet e Europa League del i pari dhe i dyti merr 500 dhe 250 mijë euro bonus. Sa për Kukësin, ai ka fituar 200 mijë euro nga turi i parë kualifikues, 210 euro nga turi i dytë dhe nëse kualifikohet në turin e tretë të Europa Legue fiton 220 euro. “Play-offs”-i vlerësohet 230 mijë euro nëse eliminohet, por nëse ia del fiton 2.4 milionë euro.