Quantcast
Channel: Engjellushet.Ch Ejashiko Pj Episodi epizodi Osamire
Viewing all articles
Browse latest Browse all 546

Murinho sulmon gruan e Benitez

$
0
0

Jose Mourinho, menaxheri i Chelseas, i është kundërpërgjigjur akuzave të gruas së Rafa Benitezit.
Jose Mourinho ka nisur një ‘betejë’ me gruan e trajnerit të Real Madridit, Rafa Benitez. Bashkëshortja e këtij të fundit, Maria, ka deklaruar se burri i saj është detyruar çdo herë të pastrojë mbeturinat e portugezit në skuadrat ku ka shkuar.

“Real Madridi është e treta nga skuadrat e vjetra të Jose Mourinhos që Rafa e menaxhon”, u shpreh Maria, shkruan Sky Sports. “Ne i pastrojmë problemet e tij! Nëse e mendoni, ju sigurisht se përfundoni duke i kryqëzuar rrugët. Ka pak klube të klasit botëror”, kishte deklaruar gruaja e Benitezit.
Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i trajnerit portugez. Ky i fundit e ka këshilluar Marian që të merret me dietën e Rafa Benitezit, i cili është në mbi peshë.

“Zonja ka një konfuzion, pasi në Chelsea zëvendësoi Di Matteon, kurse te Reali Ancelottin dhe jo mua”, ka deklaruar Mourinho. “Ai më zëvendësoi te Interi, ku i shkatërroi kampionët e Europës për gjashtë muaj. Ajo duhet të kujdeset për gjërat e tyre, për dietën e burrit të saj, dhe jo për mua”, ka përfunduar Mourinho.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 546