Pothuajse një muaj pas njoftimit të përqafimit të Islamit, sulmuesi i Tottenham-it, Emmanuel Adebayor ka zbuluar shkaqet e konvertimit të tij, duke thënë se ngjashmëritë ndërmjet Islamit dhe Krishterimit e kanë udhëhequr atë në të Vërtetën.
Jezusi (a.s.) na mësoi se ka vetëm një Zot dhe vetëm Zoti duhet të adhurohet siç shkruan në Bibël, në Ligji i Përtërirë 6: 4, Marku 12:29. Muslimanët, gjithashtu, besojnë siç shkruan në Kur’an 4: 171:
171. O ithtarët e librit, mos teproni në fenë tuaj dhe mos thuani tjetër gjë për All-llahun, përveç asaj që është e vërtetë. Mesihu Isa, bir i Merjemes, ishte vetëm i dërguar i All-llahut. Ishte fjalë e Tij (bëhu) që ia drejtoi Merjemes dhe ishte frymë (shpirt) nga Ai. Besoni pra All-llahun dhe të dërguarin e Tij e mos thoni: “Tre” (trini). Pushoni (së thëni), se është më mirë për ju. All-llahu është vetëm një All-llah; larg qoftë asaj që Ai të kektë fëmijë. ç’ka ka në qiej dhe në tokë është vetëm e Tij. Mjafton që All-llahu është planifikues i pavarur. u citua Adebayor nga The Herald.
Emmanuel Adebayor ishte duke folur për një nga 13 arsyet e vendimit të tij për të përqafuar Islamin pasi ra Shehadet apo e dha Deklaratën e Dëshmisë , në një video YouTube, postuar në internet muajin e kaluar.
I veshur me petka të bardha, Adebayor në Deklaratën e Dëshmisë apo Shehadetin, tha:
Esh’hedu en la ilahe il-lall-llah ve esh’hedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu – Besoj dhe deklaroj se ekziston vetëm një Zot – All-llahu dhe se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij “.
Ndër arsyet e konvertimit të tij në Islam ishte se Profeti Isa (a.s.) nuk ka ngrënë mish derri sikur muslimanët të cilët nuk e hanë mishin e derrit.
Fjalë të tilla si Salam alejkum (Paqja qoftë me ju) dhe “Insha’Allah, përmendën në Kur’an, Libri i Shenjtë i Islamit, janë përdorur gjithmonë nga Jezusi (Isai, )a.s), tha futbollisti Togolez.
Jezusi (a.s,), mori abdes, lau fytyrën, duart dhe këmbët para se të lutej. Muslimanët bëjnë të njëjtën gjë. Jezusi (a.s.) dhe profetët e tjerë të Biblës u lutën me kokën e tyre në tokë (shih Bibla, Mateu 26:39). Muslimanët bëjnë, veprojnë kështu siç shkruan në Kur’an: 3:43, theksoi Adebayor.
Jezusi (a.s.) kishte mjekër dhe ka veshur xhybe. Është Sunnet, traditë, për burrat muslimanë të bëjnë të njëjtën gjë.
Jezusi (a.s.) ka zbatuar Ligjin dhe besonte në të gjithë profetët, (shih Bibla, Mateu 5:17). Muslimanët bëjnë kështu siç urdhërohet në Kur’an, 3:84 dhe 2: 285 .
Emmanuel Adebayor ka luajtur më parë për Metz, Monako, Arsenal, Real Madrid dhe Manchester City. Ai u shpallë Futbollisti Afrikan i Vitit në vitin 2008.
I përshkruar si i gjatë, i aftë, i fortë në ajër dhe me aftësinë për të shënuar gola dhe për të krijuar, ai përfaqësoi ekipin kombëtar të futbollit të Togo-s në Kupën e Botës në Gjermani, për herë të parë dhe të vetmen deri më sot, në vitin 2006, në Kupën e Botës.
Ai është aktualisht golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Togos me 28 gola të shënuara.