Quantcast
Channel: Engjellushet.Ch Ejashiko Pj Episodi epizodi Osamire
Viewing all articles
Browse latest Browse all 546

Cikalleshi debuton me gol në kampionatin turk

$
0
0

Kroacishtja dhe Turqishtja janë dy gjuhë që ndryshojnë shumë nga njëra-tjetra por ky fakt nuk përbën asnjë lloj problemi për një super sulmues si Sokol Cikalleshi i cili di të flasë vetëm me gjuhën e golit. Bomberi i kombëtares shqiptare e nisi me një gol dhe  me 1 asist aventurën e tij në kampionatin turk por paraqitja fantastike e Cikalleshit nuk i mjaftoi Istanbul Basaksehir-it për të evituar humbjen 3-2 në shtëpi përballë Antalyasporit, skuadër tek e cila luan edhe sulmuesi i njohur Samuel Eto’o. Takimi i vlefshëm për javën e parë të kampionatit turk mes formacionit nga Stambolli dhe miqëve nga Antalya nisi më mirë për skuadrën e trajnerit Simsek. Antalyaspor në minutën e 22-të kaloi përpara me golin e Bassan pas asistit të Lazarevic. Gjithsesi pak sekonda nga fillimi i pjesës së dytë Cikalleshi tregoi gjithë klasin e tij duke stopuar në mënyrë perfekte një top në hyrje të zonës për tia shërbyer atë më pas brazilianit Madureira, i cili goditi saktë duke barazuar shifrat në 1-1.

Por vetëm 4 minuta më pas Antalyaspor kaloi sërish në avantazh falë gjenialitetit të Samuel Eto’o-së që realizoi një gol fantastik. Megjithatë për të barazuar përsëri rezultatin mendoi Cikalleshi që në minutën e 60-të u gjend në vendin dhe në kohën e duhur për të shtyrë drejt rrjetës një top të mbetur në zonë. Krosim i Emre Belezoglu nga këndi me 25-vjecarin shqiptar që arriti të këmbëngulte deri në fund duke shtyrë me kokë drejt rrjetës topin për ti cuar shifrat në 2-2. Ky ishte goli i parë në një ndeshje zyrtare me skuadrën turke për Sokol Cikalleshin i cili debutimin e tij me Basaksehir e kishte bërë rreth 2 javë më parë kundër Azetta Alkmaar në Europa League. Por pavarësisht paraqitjes së mirë të numrit 99 të Istanbulit në fushë ishte edhe njëfarë Samuel Eto’o që me një tjetër gol në minutën e 64-t fiksoi rezultatin


Viewing all articles
Browse latest Browse all 546