Thomas Muller vazhdon të mbetet një çështje e hapur, të paktën në Angli ku besojnë se sulmuesi gjerman mund të transferohet te Manchester United, pavarësisht refuzimit të ofertës që Bayern Muenchen i ka bërë disa javë më parë. Sipas “Sunday Express”, trajneri Luis Van Gaal do të ushtrojë presion deri në fund të merkatos për ta bashkuar me skuadrën e tijn sulmuesin që pak orë pas ndeshjes së parë të Bundesligës nuk pranoi të bentë komente rreth zërave të merkatos. Rummenigge ka mohuar kategorikisht largimin e mundshëm të lojtarit, por sipas tabloidit britanik, Muller ka filluar të joshet nga ideja për të nisur një eksperiencë të re në Angli. Për 25-vjeçarin, Bayerni ka refuzuar ofertën fillestare prej 60 milionë stërlinash dhe Pep Guardiola në parim mbetet i hapur për një largim të mundshëm, por kjo mund ta çojë drejt përplasjes me Rummeniggen, i cili mendon të kundërtën.
Sipas “Sunday Express”, Muller i ka konfirmuar njerëzve të tij të afert se i pëlqen ideja për t’u transferuar në “Old Trafford”, ku përveç të tjerave Val Gaal i ka premtuar një pagë vjetore rreth 2 herë më të madhe se ajo që përfiton aktualisht në Bavari. Nëse lojtari do të kërkojë largimin, atëherë çështja mund të marrë një rrugë pa kthim. Në radhët e Manchester United ai e ka të garantuar vendin e titullarit, ndërsa një shtysë e madhe është edhe transferimi i mikut të tij, Bastian Schweisteiger në Premier League te e njëjta skuadër. Në fund të shkrimit, tabloidi britanik shkruan se situata te Bayerni mund të bëhet kaotike për shkak të një tjetër lojtari që planifikon largimin. Ai është Mario Gotze që nuk gëzon një marrëdhënie të shëndoshë me trajnerin Guardiola dhe në këtë mënyrë, Arsenal e Manchester City mund të përfitojnë për të larguar një tjetër gjerman nga kampionët e Bundesligës.