Quantcast
Channel: Engjellushet.Ch Ejashiko Pj Episodi epizodi Osamire
Viewing all articles
Browse latest Browse all 546

Nuri Seferi pret fituesin e meçit Marco Huck-Krzysztof Glowacki

$
0
0

Boksieri shqiptar, Nuri Seferi përmes një postimi në rrjetin social facebook ka zbuluar se së shpejti do të ndeshet me fituesin e meçit, Marco Huck dhe Krzysztof Glowacki. Marco Huck dhe Krzysztof Glowacki sonte luftojnë për titullin e më të mirit në botë në kategorinë WBO.

“Të dashur miq sonte në orët e para të mëngjesit ( 02:30 ) në Amerikë do të zhvillohet dueli Marco Huck kundër Krzysztof Glowacki e vlefshme për titullin e Botës në versionin WBO. I njoh mirë të dy boksierët, pasi me të dy kam ndarë ringun dhe besoj se shumë shpejt me fituesin e kësaj ndeshje do të takohem përsëri në ring. Uroj që shikuesit të shikojnë një ndeshje të bukur dhe më i miri le të fitoj”, ka shkruar Nuri Seferi në profilin e tij zyrtar.

Meçin e radhës Nuri Seferi e zhvillon kundër Damir Beljo në qytetin e Mostarit më 15 shtator.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 546