Federata Shqiptare e Futbollit forcon masat e sigurisë për ndeshjen Shqipëri- Portugali që do të luhet në shtator. Sipas një deklarate të FSHF-së, biletat do të jenë të personalizuara me emër dhe mbiemër, dhe se tifozët duhet të jenë të pajisur me një dokument identifikimi.
Federata do të nisë zbatimin e një protokolli sigurie të niveleve më të larta. Në çdo hyrje të stadiumit do të ketë kontrolle të rrepta për verifikimin e dokumentit të identifikimit. Nëse do të ketë mospërputhje me emrin në biletë, personat nuk do të lejohen të hyjnë në stadium.
FSHF argumenton se kjo masë shtesë sigurie shërben edhe për të parandaluar shitjen e biletave në “tregun e zi”. “Shpresojmë dhe urojmë që të kemi mirëkuptim dhe bashkëpunim në shkallë sa më të gjërë për të patur në të ardhmen ndeshje futbolli sa më të kontrolluara dhe të garantuara dhe një organizim më të mirë dhe më efikas”, thuhet në deklaratën e FSHF-së.