Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho ka konfirmuar se doktoresha, Eva Carnerio dhe fizioterapisti, Jon Fearn nuk do të jenë në stolin e klubit për ndeshjen kundër Manchester Cityt.
Portugezi ka insistuar se këto mospajtime janë shumë të shëndetshme për klubin. Ai pa ndeshjes kundër Swanseas kishte thënë se doktorët e tij janë shumë naivë dhe nuk e kuptojnë aspak lojën e futbollit, transmeton Koha.net.
“Nuk dua të iki nga incidenti, e pranoj çështjen dhe e kuptoj. Para së gjithash mund t’iu them se kam një staf mjekësor të mrekullueshëm, me doktor shumë të mirë, kam marrëdhënie shumë të mira me ta, ata asnjëherë në të kaluarën nuk janë çmuar sa duhet. Ata e dinë që unë nuk i harroj dhe i çmoj. Kemi mospajtime në këtë kohë, por kemi nevojë për mospajtime që të përmirësohemi. Ne punojmë së bashku” është shprehur Mourinho në konferencë për media, raporton Goal.com.
Chelsea të shtunën do të luaj kundër Manchester Cityt, derbin e xhiros së dytë në Premier Ligë, me fillim nga ora 17:00.