Sipas mediave italiane, Juventusi ka bërë gati ofertën për mesfushorin e Real Madridit, ISCO-n.
Pas largimit të Arturo Vidalit, kampionët e Italisë janë duke kërkuar pasardhësin e kilianit. Dhe, siç raportojnë mediat italiane, mesfushori spanjoll është në krye të listës së torinezëve.
Thuhet se Juve do t’ia ofrojë Real Madridit 40 milionë euro për mesfushorin spanjoll, edhe pse pak besohet se trajneri i “Los Blancos”, Rafael Benitez do të heq dorë nga shërbimet e spanjollit, sepse strategu spanjoll, ISCO-n e konsideron lojtar të rëndësishëm në ekipin e tij.
Megjithatë, Juve shpreson se oferta e tyre do të jetë bindëse për madrilenët dhe për lojtarin./Kpress