Novak Gjokoviq ka humbur finalen e “Rogers Cup” nga tenisti britanik, Andy Murray, të zhvilluar në Montreal.
Numri një i botës pësoi humbje me rezultat prej 6-4 ; 4-6 ; 6-3, raporton BBC. Kjo ishte hera e parë e Murreyt në dy vite që e mposhtë Gjokoviqin për të triumfuar në “Rogers Cup”.
Ishte fitorja e parë ndaj serbit që nga viti 2013, kur e kishte mposhtur në finalen e Wimbledonit, transmeton Koha.net. Triumfi në këtë garë është një shtysë e madhe për skocezin në prag të fillimin të US Open që fillon më 31 gusht në New York.
Murrey me këtë fitore e kalon Roger Federerin në renditjen e re të ATP, dhe rikthehet për herë të parë në vendin e dytë në botë që nga viti 2013. Këtë fitore Murrey ia dedikoi trajneres së tij, Amelie Mauresmo, e cila ka lindur një djalë të dielën.
“Nuk jam i sigurt nëse ajo ka qëndruar zgjuar për ta shikuar këtë ndeshje, por, Amelie ky trofe është për ty”, ka thënë Murrey me rastin e triumfit në “Rogers Cup”.