Ai qëndron i shtrirë, i trullosur, në zonë. Në kafkën e tij ka një vrimë. Gjaku ka mbuluar kokën. Për Bastian Lerch (19), portierin e skuadrës së dytë të Greuther Fuerthit, në përballjen e Kategorisë së Katërt kundër TSV Bubach (1:1) tmerri i gjithë portierëve bëhet realitet.
Ai goditet nga këpuca me thumba e sulmuesit të Bubachut, Stefan Alschinger, në kokë dhe i bëhet një vrimë në kokë.
Portieri pas këtij lëndimi menjëherë u dërgua në spital. Qysh në natën e së dielës ai u operua nga neurokirurgu. “E kam përballuar operimin mirë. Ndërhyrjen nuk mund ta mbaj në mend më”, ka thënë Lerch, shkruan sot gazeta Koha Ditore.
Ata hidhen për të kapur topa, u hidhen sulmuesve para këmbëve për t’i ndalur, dhe mbrojtëset e vetme i kanë në këmbë. Aq e rrezikshme është jeta e një portieri.
Thyerja e kafkës e Cechut
Më 14 tetor të vitit 2006, Chelsea po përballej me Readingun. Pas 16 sekondave erdhi deri te shoku: portieri i Chelseat atëbotë Petr Cech doli nga porta e vet, u hodh për të kapur topin para sulmuesit të Readingut, Stephen Hunt. Cech kapi topin. Por, Hunt ishte në vrapim e sipër dhe nuk mundi të shmangte Cechun. Ai goditi me gjurin e djathtë kokën e çekut.
Stranzl ia shkatërron fytyrën Reinkes
Në këtë lëndim edhe tifozëve iu ndal fryma. Werderi po luante në vitin 2006 me Stuttgartin. Në minutën e 81-të, futbollisti i Stuttgartit atëbotë Martin Stranzl u fut në zonën e Bremenit. Portieri i Bremenit, Andreas Reinke, doli nga porta. Të dy u hodhën për top. Reinke e kapi me duar, mirëpo Stranzl nuk mundi të ndalej, ai e goditi portierin me gju në fytyrë. Reinke qëndroi shtrirë i përgjakur…