Arlind Ajeti flet për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen.
“Ndoshta duhet të ndryshoja klub më shpejt, mendoj tani, kur bëj retrospektivën. Kjo do të kishte qenë gjëja më e mençur për karrierën time. Megjithatë, ky ishte një mësim i rëndësishëm për jetën. Unë gjithmonë kisha shpresa se do të funksiononte përsëri, se ende do ta kisha një shans. Kam jetuar gjithmonë në Bazel, ndaj nuk e kisha menduar veten duke shkuar diku tjetër, larg. Sezoni i fundit me FCB ishte me siguri më i vështiri i jetës sime. Por kjo ishte një përvojë e rëndësishme, që do të më hapë sytë e të më ndërgjegjësojë për hapat që duhet të hedh në karrierë. Mësova se jo gjithmonë mund të shkosh vetëm përpara. Tani për tani po stërvitem vetëm një herë në ditë, por shpejt do kaloj në dy seanca. Për dy javë besoj se do ta kap ritmin. Vaduzi? Eshtë një mundësi për t’u parë, por, gjithashtu, kam disa opsione të tjera, të cilat po i studioj me kujdes. Nuk dua të nxitohem, por të hedh hapin e duhur në vijim të karrierës.”