Manchester City ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit argjentinas, Nicolas Otamendi nga skuadra e Valencias.
Otamendi ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me klubin nga Etihadi, transmeton Koha.net. Transferimi i tij klubit anglez i ka kushtuar rreth 45 milionë euro.
“Manchester City është i kënaqur të ju njoftoj se Nicolas Otamndi është bashkuar me klubin në një marrëveshje pesë vjeçare”, thuhet në konfirmimin zyrtar nga klubi i Manchester Cityt.
Ky është transferimi i tretë për këtë afat kalimtar, pas dy yjeve anglezë, Raheem Sterling dhe Fabian Delph. Otamendi është shprehur shumë i lumtur për transferimin e tij në Angli, duke thënë se do të japë më të mirën e tij.