“Nuk e di me të vërtetë ku do të shkoj. Do të shohim në ditët e ardhshme, por nëse vendos të qëndroj te Skënderbeu nuk do të ishte një zgjedhje e gabuar”. Kështu është shprehur Hamdi Salihi në përfundim të ndeshjes së parë me Dinamon rreth të ardhmes së tij. Gjithsesi, sulmuesi që ka luajtur me Hapoel Akre dhe Hapoel Haifa në Izrael është një nga kandidatët kryesorë për të gjelbrit që t’u bashkohet si një transferim i lirë. Sipas asaj që shkruajnë izraelitët, Makabi Haifa ka hyrë fuqishëm për përforcimin e radhës.
Zyrtarët e Haifas thonë se pas përpjekjeve për të afruar lojtarë të tjerë, Haifa ka vendosur që të marrë Hamdi Salihin sulmuesin shqiptar. Ndërkombëtari kuqezi, i cili luajti dy vitet e fundit për Akre dhe Hapoel Haifa në Premier League dhe brenda radhëve të tyre shënoi 17 gola, e që tani luan me Kampionët e Shqipërisë, duke i ka ndihmuar në kualifikimin e fazës së grupeve të Europa League e Champions, është shumë pranë marrëveshjes.
Nga Haifa thonë se trajneri Roni Levy, i cili është menduar gjatë, ka vendosur ta afrojë në ekip. Nëse sulmuesi do të nënshkruajë me Haifan, ai duhet të bashkohet vetëm një javë, pasi të përfundojë angazhimet e tij me Skënderbeun në Shqipëri, ku ai nënshkroi një kontratë prej 35.000 eurosh në muaj. Lojtari i ri i Haifas duhet të fitojnë 200,000 euro për sezonin dhe ai vjen si një transferim i lirë. Hamdi Salihi lë të hapur çdo mundësi për të ardhmen e tij vetëm pak orë më parë.
Sulmuesi i kombëtares, i cili po luan me Skënderbeun në takimet e Champions League pranoi se do të vendosë këto ditë. “Nuk e di me të vërtetë. Do të shohim në ditët e ardhshme, por nëse vendos të qëndroj te Skënderbeu nuk do të ishte një zgjedhje e gabuar”, tha Salihi në përfundim të ndeshjes. Hamdi Salihi edhe pse nuk realizoi në takimin ndaj Dinamos së Zagrebit është mes shënuesve më të mirë në fazën kualifikuese të Champions League me 5 gola në 5 ndeshje. 31-vjeçari sezonin e fundit luajti në Izrael ku nuk mungojnë edhe ofertat.