Ka nisur në mënyrën më të mirë deputimi i Ermil Lenjanit me ekipin e tij të ri Nantes. Mesfushori i kombëtares shqiptare e ka nisur si titullar sfidën e sotme ndaj Reims dhe në minutën e 76-të të takimit ka gjetur rrugën e rrjetës pas një pasimi nga Audel.
Goli i shënuar nga Lenjani i dha edhe 3 pikët Nantesit pasi fitoi 1-0 dhe tashmë ngjitet në kuotën e 7 pikëve dhe duke mbajtur vendin e katërt në rënditje.
Futbollisiti shqiptar realizoi pas një zbritje në krahun e majtë ku goditi fuqishëm duke e dërguar topin në cepin tjetër të portës. Një fillim më i mirë as nuk mund të mendohej për Lenjanin i cili tashmë do të kërkojë vazhdimësinë me ekipin e tij të ri, ashtu si edhe me ekipin kombëtar ku është edhe një nga të preferuarit e teknikut De Biazi.
Ermir Lenjani shënon golin e fitores për Nantesin në debutimin e tijPosted by Koha.net on Saturday, August 22, 2015