Quantcast
Channel: Engjellushet.Ch Ejashiko Pj Episodi epizodi Osamire
Viewing all articles
Browse latest Browse all 546

Futbolli shqiptar është në rritje të dukshme

$
0
0

Teksa sfida Partizani-Laçi ngriti dje siparin e edicionit të 77-të të kampionatit shqiptar të futbollit, presidenti Armand Duka publikoi një mesazh urimi në faqen zyrtare të FSHF-së, që i drejtohet të gjithë aktorëve të futbollit, por edhe tifozëve dhe sportdashësve të sportit më të ndjekur në Shqipëri. “Të dashur futbollistë, të dashur tifozë, të dashur miq të futbollit. Sot kemi kënaqësinë të inaugurojmë hapjen e Kategorisë Superiore të Kampionatit Shqiptar. Ky është sezoni i 77-të i këtij aktiviteti, i cili përmirësohet tashmë vit pas viti”, e nis fjalën e tij kreu i FSHF-së, i cili më tej thekson: “Jam i lumtur të ndaj me ju një bilanc pozitiv të sezonit të kaluar, i cili na dhuroi emocione deri në ndeshjet e fundit. Provë evidente e këtij progresi është gjithashtu edhe pjesëmarrja e klubeve tona në kompeticionet evropiane, në Ligën e Europës dhe në Ligën e Kampioneve. Përfitoj nga rasti këtu t’i bëj urimet e mia klubit të Skënderbeut në sfidat e tij europiane dhe uroj që klubi i Kukësit si dhe çdo ekip tjetër të ketë të njëjtin ritëm dhe ecuri në sezonin që sapo fillon”. Sipas Dukës, kampionët e vendit dhanë shembullin më të mirë të një klubi serioz dhe që duhet ndjekur edhe nga klube të tjera të vendin tonë. “Klubi i Skënderbeut na dha një mesazh të madh e të rëndësishëm; nëse punohet seriozisht, nëse vendosen objektiva dhe një strategji për t’i arritur ato, sado të vështira të jenë sfidat, suksesi është gjithmonë i arritshëm”, tha numri 1 i futbollit shqiptar. Mesazhi i tij vazhdon: “Futbolli shqiptar është në rritje të dukshme dhe unë uroj dhe besoj që ky kampionat do të vazhdojë të na dhurojë sërish evente të bukura, emocione dhe mbi të gjitha një lojë të bukur dhe “fair-play”. Sot në një takim me gazetarët prezantuam edhe brand-in e ri të Kategorisë Superiore dhe të Kupës së Shqipërisë. Kjo është një risi tjetër për këtë sezon e cila do të ofrojë një imazh më cilësor dhe më atraktiv për futbollin tonë në sytë e tifozëve, të profesionistëve dhe të sponsorëve potencialë dhe publikut të gjerë. Sërish me urimet e mia më të mira për sezonin e ri, jam i lumtur t’i kalojmë “topin” skuadrave, lojtarëve dhe tifozëve. Suksese të gjithëve!”


Viewing all articles
Browse latest Browse all 546