Mourinho junior duket se për një moment e ka tradhëtuar babain e tij dhe klubin e Chelseat të cilin e udhëheq Jose Mourinho.
Djali i trajnerit të mirënjohur portugez, ka pozuar në Twitter me një foto të Lionel Messit dhe të Barcelonës.
Në fotot e postuara ai ka shkruar: “Fanella e mbretit. Messi përgjithmonë!”, transmeton GazetaOlle
Pikërisht në vitin 2006, kur Chelsea luante me Barcelonën, Mourinho e kishte quajtur Messi lojtar teatri.
Jose Mourinho jr. është portier i grupmoshës U-16 të Fulhamit. Ai edhe javë më parë postoi disa foto të Barcelonës, kur katalunasit fituan Superkupën e Evropës.
Dashuria e djalit të Mourinhos vjen pasi ai është lindur në qytetin e Barcelonës, në fund të viteve 90, kur Mourinho ishte ndihmës trajner te Barcelona.