Ekipi kombëtar i futbollit në rërë zhvilloi të premten e kaluar një takim miqësor me ekipit vendas të Ulqimit, i cili është një ndër klubet më të mira dhe më të organizuara në vendin fqinj, ku fitues doli ekipi kuqezi me rezultatin e përfundimtarë 5:3.
Pjesë e ekipit tonë ishin disa lojtarë të njohur të, si: Olsi Bajollari, Ergys Kaca, Enea Kadiu, Erion Hoxha, Blendi Gockaj apo Elvis Pajo, të cilët dhuruan spektakël në plazhin e Safarit, duke tërhequr vëmendjen e mjaft dashamirësve të këtij sporti dhe pushuesvë, të cilët nuk rreshtën së duartrokituri skuadrën shyqipare.
Ndërkohë, nën kujdesin e veçantë të Sekretarit të Përgjithshëm të Shoqatës së Minifutbollit, Nderim Kaçeli dhe drejtuesve të tjerë, ditën e Hënë më date 25 Gusht do të zhvillohet kampionati i futbolit të rërës, i cili do të zhvillohet në Gjirin e Lalzit, me pjesëmarrjën e ekipeve të ndryshme./Liri Cecja/