Juventusi ka konfirmuar transferimin në formë huazimi të anësorit të Chelseat, Juan Cuadrado.
Kolumbiani gjendet në Torino për të kryer testet mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë marrëveshjen me klubin bianconer. “Të gjithë e dimë se Juve është një klub i madh, në mesin e më të mirëve në Evropë. Ata kanë gjithçka për ta fituar titullin. Shpresoj që të jap 100 për qindëshin tim për këtë ekip”, është shprehur Cuadrado për faqen zyrtare të klubit.
Cuadradon e kanë pritur shumë tifozë të Juventusit me të mbërritur në Torino, kurse për këtë pritje kolumbiani është shprehur i befasuar. “Nuk kam pritur një pritje kaq të mirë nga fansat, ata më kanë pritur me duar hapur dhe jam shumë i lumtur për këtë”, ka thënë kolumbiani.