80 milionë Euro, kjo është shuma që Wolfsburgu kërkon nga Manchester City për të lënë të lirë mesfushorin belg, Kevin De Bruyne.
E përditshmja gjermane “Bild” shkruan se drejtori i “ujqërve” Klaus Allofs po bisedon me kolegët anglezë për detajet e fundit dhe mënyrën e pagesës për kartonin e lojtarit që një sezon më parë u transferua nga Chelsea te Wolfsburgu. Këto detaje lidhen me klauzolat që përfshijnë suksesin në Europë apo Premier League, arritje që mund të sjellin më shumë të ardhura në arkën e gjermanëve. Vetë lojtari mund të përfitojë 380 mijë Euro në javë, por ende nuk ka asnjë të dhënë zyrtare.
Nëse shuma e përfolur në media është e vërtetë, atëherë De Bruyne do të bëhej lojtari më i paguar në radhët e Manchester City perpara Sergio Agueros qe perfiton 320 mije, i ndjekur nga kapiteni Yaya Toure me 300 mijë dhe Raheem Sterling me 270 mijë Euro në javë. Një marrëvevhje që në total mund të arrijë vlerën e rreth 200 milionë Eurove për klubin e sheikëve që nuk mendon aspak për shumat marramendëse dhe fair play-n financiar të imponuar nga UEFA. Në vitin 2012, 24-vjeçari u huazua për një sezon te Werder Bremen dhe një vit më pas kartoni i tij u ble nga Wolfsburgu për 22 milionë Euro.
Me fanellën bardhjeshile ai ka luajtur 51 ndeshje me 13 gola të shënuar në kampionat, por pas tre sezoneve në Bundesligë ai do të rikthehet në Angli për të nisur aventurën e re me Manchester City-n.