Gafë në zbatimin e projektit të stadiumit “Loro Boriçi”. Tribuna qendrore bllokon pamjen e tifozëve të vendosur në sektorin anësor. Mund të duket e çuditshme, por pjesa ballore e tribunës ka dalë jashtë më shumë se duhet gjatë punimeve të kryera këtë periudhë. Fotoja e kësaj gafe ka bërë dje xhiron e rrjeteve sociale.
Ndërkohë, gazetari i “Panorama Sport” nuk është lejuar dje për të verifikuar gafën. Sipas drejtuesve të punimeve në stadium, mediat nuk kanë të drejtë që të jenë brenda objektit, qoftë edhe vetëm për të fotografuar gjendjen aktuale të punimeve.
Pavarësisht problematikave të vëna re në ditët e fundit, përsëri punimet në stadiumin “Loro Boriçi” po ecin me ritme të kënaqshme….
↧
Gafë me stadiumin e Shkodrës, tribuna bllokon pamjen e tifozëve – FOTO
↧