Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti është i bindur se kuqezinjtë do të kenë paraqitje të mirë kundër Danimarkës.
Shqipëria më 4 shtator në Kopenhagen do të përballet me danezët e ftohet, në njërën ndër sfidat kryesor të këtyre eliminatorëve për evropianin “Francë 2016”.
Ajeti është njëri ndër të ftuarit e teknikut italian, Gianni De Basit. Mbrojtësi shqiptar përmes faqes së tij në Facebook, ka thënë se në Danimarkë do të jetë sikur në Shqipëri, sepse sipas tij, në Kopenhagen do të ketë tifozë të shumtë shqiptarë, transmeton kp.
“Midis Danimarkës për ne ka me qenë si në Shqipëri. Falënderoi shumë gjithë ata shqiptarë që do të na përkrahin në Danimarkë. Shpresoj se me ndihmën e Zotit do të fitojmë”, ka thënë Ajeti.
Pas sfidës me danezët, kombëtarja jonë do të sfidojë Portugalinë e Cristiano Ronaldos më 7 shtator në “Elbasan Arena”.