Quantcast
Channel: Engjellushet.Ch Ejashiko Pj Episodi epizodi Osamire
Viewing all articles
Browse latest Browse all 546

Ja kur përfundon afati kalimtar në ligat më të forta evropiane

$
0
0

Ekipet nga ligat më të forta evropiane nuk kanë edhe shumë kohë që të bëjnë përforcimet e dëshiruara për këtë afat kalimtar.

Afati kalimtar veror nuk mbyllet për të gjitha ligat në të njëjtën kohë, raporton BBC, pasi që Anglia ka një orar tjetër për dallim nga disa liga të tjera.

Në Spanjë, Itali, Gjermani dhe Francë afati kalimtar mbyllet të hënën, më 31 gusht në ora 23:59, transmeton Koha.net.

Kurse, ekipet nga Premier Liga dhe ligat e tjera angleze, do të mund të bëjnë ndryshime në klubet e tyre deri më 1 shtator në ora 19:00, kjo për shkak se e hëna është ditë pushimi për bankat angleze.

Për ligat portugeze, afati kalimtar do të jetë i hapur deri më 22 shtator.

Deri më tani janë bërë transferime mjaft të mëdha nga ekipet më të forta në Evropë, duke filluar nga kampioni i Evropës, Barcelona që ka transferuar Arda Turanin dhe Aleix Vidalin, Reali është përforcuar me Mateo Kovacic, kurse është në pritje të përforcimit më të madh David de Geas.

Në Premier Ligë, kampioni është përforcuar me sulmuesin e Barcelonës, Pedron dhe mbrojtësin e krahut, Baba Rahman. City ka bërë një nga goditjet më të mëdha me transferimin e Raheem Sterlingut, gjithashtu edhe Otamendi është një nga përforcimet më të mëdha.

Rivalët e përbetuar Liverpooli dhe Manchester Unitedi janë përforcuar me mjaft lojtarë. Ekipi nga Anfield Road ka transferuar Christian Benteken, Roberto Firminon dhe Nathaniel Clyne, kurse Untedi ka transferuar Depayn, Matteo Darmian, Bastian Schëeinsteiger dhe Morgan Schneiderlin.

Arsenal ka transferuar vetëm portierin Petr Cech, ndërsa është në kërkim të një sulmuesi.

Italianët deri më tani kanë këndellur mjaft shumë ekipet e tyre. Milani dy goditjet më të mëdha i ka bërë me transferimin e Carlos Bacca dhe Luiz Adriano. Interi ka transferuar Kondogbian dhe Jovetic, kurse ka larguar Xherdan Shaqirin.

Liderët e Serie A, Juventusi është përforcuar deri me tani me Dybalan, Mandzukicin e disa të tjerë, por janë larguar Arturo Vidal, Pirlo dhe Tevez. Roma në anën tjetër ka transferuar Edin Dzekon, Mohamed Salah dhe disa të tjerë.

Këto mund të jenë goditjet e mëdha në ditën e fundit të transferimeve.

0a


Viewing all articles
Browse latest Browse all 546