Illo Deti quhej shqiptari i cili i mbijetoi tragjedisë së Titanikut. Djaloshi nga Vithkuqi i Korçës emigroi në – See more at:
Boston të Amerikës, ku fati deshi që ai të ishte një ndër pasagjerët e anijes më të madhe të kohës, Titanikut.
Ilo arrin të shpëtojë dhe të kthehet në vendin e lindjes, ku historia e jetës së tij sot tregohet nga nipërit. Anija e quajtur Titanik u fundos në natën 14 dhe 15 prillit 1912, pasi goditi një ajsberg në udhëtimin e saj të parë.
Në videon më poshtë të transmetuar nga Top Channel gjeni historinë e tij, të treguar nga i nipi.
Studiues amerikanë, që kanë studiuar tragjedinë e njohur të fundosjes së anijes, kohë më parë arritën të zbulojnë fakte të reja të cilat i publikuan në “Sunday Telegraph”.
Sipas tyre, shkak i fundosjes së anijes nuk ishte ajsbergu, por pavendosshmëria e timonierit, i cili priti shumë për të marrë vendimin e duhur që në fakt rezultoi fatal. Pavendosmëria, sipas studiuesve, zgjati 30 sekonda dhe sipas tyre nëse nuk do kishte zgjatur kaq shumë atëherë gjërat do kishin shkuar ndryshe.