Quantcast
Channel: Engjellushet.Ch Ejashiko Pj Episodi epizodi Osamire
Viewing all articles
Browse latest Browse all 546

Tifozët kërkojnë dorëheqjen e Perezit pas largimit të Casillasit

$
0
0

Qindra tifozë të Real Madridit kanë bërë thirrje për dorëheqjen e presidentit Florentino Perez, gjatë lamtumirës zyrtare për portierin Iker Casillas, të organizuar të hënën në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Real Madridi organizoi një ceremoni pas kritikave të mëdha që i mori në konferencën e lamtumirës dhe me lot të Casillasit, të dielën, në të cilën portieri spanjoll u paraqit i vetëm për të lexuar deklaratën e largimit nga klubi mbretëror. Casillas 34-vjeçar, po largohet nga Reali pas 16 edicioneve me ekipin e parë për t’u transferuar te Porto.

Ai të hënën u paraqit në tribunën “VIP” me presidentin Perez para se të zbriste në fushë për t’u përshëndetur edhe me tifozët. Tifozët para se të futeshin në stadium kanë bërë thirrje që Perez të ofrojë dorëheqjen dhe këto thirrje i kanë përsëritur edhe brenda stadiumit “Santiago Bernabeu”. Ndërsa, Casillasit i kanë dhënë përkrahje maksimale derisa pozonte me 19 trofetë e fituar me Real Madridin, përfshirë këtu tre trofetë e Ligës së Kampionëve…


Viewing all articles
Browse latest Browse all 546